Qeveria ndan 120 mijë euro për 24 Shoqatat e të Pagjeturve

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është marrë vendim për ndarjen e mjeteve financiare për Shoqatat e të Pagjeturve, për mbulimin e shpenzimeve gjatë vitit 2019.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se 24 Shoqatave të të Pagjeturve do t’i ndahet nga pesë mijë euro buxhet që në total i bie të jenë ndarë mjete financiare në vlerë prej 120 mijë eurosh.

Një gjë të tillë, Haradinaj ua premtoi dje gjatë takimit me familjarët e personave të pagjetur.