Qeveria e Kosovë ka marrë vendim që të ndalojë shërbimet e aplikacionit TikTok në të gjitha institucionet publike.

Ky vendim është marrë në mbledhjen e Qeverisë e cila është duke vazhduar.

Propozimi ka ardhur nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Zëvendësministri i MPB-së, Bardhyl Dobra ka thënë se me qëllim të rritje së sigurisë kibernetike i sugjeron që të ndaloj përdorimin e TikTok dhe të gjitha shërbimet e tij në institucionet publike. /Ballkani.info