Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 euro për të gjithë fëmijët që marrin shtesa dhe pensionistët.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se do të jenë rreth 70 mijë përfitues nga këto shtesa.
“Dua të japë edhe një sqarim se ka pasur edhe hamendje, nëse janë të përfshira edhe skemat e tjera përveç pensionit të moshës, janë të përfshira të gjitha skemat e tjera janë të përfshira edhe kategoritë e luftës dhe me aftësi të kufizuara. I vetmi kusht dhe kriter është që s’mund të përfitojë dikush që është përfitues i më shumë se njërës skemë, s’mund të përfitojë dy herë, por vetëm nje herë. Ndërkaq kriteri tjetër është që të ardhurat nga skemat e shtetit duhet të jenë nën 700 euro në muaj, në mënyrë që të mos kemi mbështetje edhe për ata që e kalojnë këtë nivel. Mjetet tashmë janë ndarë. Bëhet fjalë për 700 mijë përfitues. Është mbështetje voluminoze”, ka sqaruar Murati.







