Qeveria miraton nismën legjislative për plotësim ndryshimin e Ligjit për Noterinë

Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën legjislative për ndryshim plotësimin e Ligjit për Noterinë.

Kryeministri Albin Kurti theksoi se e vlerëson këtë nismë dhe se amendamentet janë të nevojshme.

E ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu shtoi se janë nëntë komuna që nuk kanë fare noter.

“Janë më shumë se nëntë komuna që nuk kanë noter. Në këto rrethana, ligji e parasheh që ministri i Drejtësisë të caktojë një noter në një komunë përkatëse”, tha Haxhiu.

Në mbledhjen e sotme është miratuar udhëzimi administrativ për masat për mbrojtjen e fëmijës kundër faqeve të internetit me përmbajtje pornografike dhe të atyre që e dëmtojnë shëndetin dhe jetën e fëmijës.

Po ashtu, ekzekutivi ka miratuar edhe Projektligjin për edukimin në fëmijërinë e hershme.