Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në mbledhjen e qeverisë, ka kërkuar që të miratohet vendimi për ndryshim të masave, ku do të prezantohet manuali për parandalim të COVID-19, si dhe hapja e më shumë pikë kalimeve kufitare.
Më tutje Zemaj, ka kërkuar nga kabineti, që të fillojnë menjëherë pas prezantimit të manualit në orën 13:00, që ta zbatojnë.
“Të filloni t’i përmbaheni manualit strikt, ju e dini që pas datës 30 maj u hapën edhe fushat tjera në Kosovë. Me këtë ndryshim, kërkoj miratimin e juaj, dhe pastaj zbatimin e manualit të ri, të cilat e parandalojnë përhapjen e koronavirus. Vetëdijësimi të rritet dhe përgjegjësia të rritet, që të mos përsëritet përhapja tek qytetarët tonë të vendit. Takimet e ardhshme t’i mbajmë në një sallë tjetër më të përshtatshme në përputhshmëri të këtij manuali që do të prezantohet në ora 13:00”, u shpreh Zemaj në mbledhje.
Qeveria e ka miratuar vendimin e ministrit Zemaj dhe do të hyjë në fuqi nga data 22 qershor të këtij viti.







