Qeveria miraton dy vendime, përfshirë atë ku përcaktohet vlera e koeficientit të pagave për sektorin publik

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e 122-të të saj në mënyrë elektronike.

Sipas komunikatës së Zyrës së Kryeministrit në këtë mbledhjen janë miratuar dy vendime, përfshirë edhe atë në të cilin përcaktohet vlera e koeficientit të pagave për sektorin publik.

“Vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2023, ku me propozimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve është përfshirë në Programin Legjislativ për vitin 2023 edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 08/L-193 mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për Vitin 2023; dhe

Vendimin për aprovimin e Programit për Reforma në Ekonomi 2023-2025″, thuhet në njoftim. ​

Vlera e koeficientit ende nuk është bërë e ditur zyrtarisht nga Qeveria e Kosovës edhe pse një gjë e tillë ishte premtuar se do të bëhej brenda muajit të janarit.

Ndërkaq, partitë opozitare kanë paralajmëruar se do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese ligjin në fjalë.