Qeveria merr vendim për rregullimin e çmimit të derivateve të naftës

Qeveria në mbledhjen që po mbahet ka miratuar me shumicë votash propozimin e Ministrisë së Tregtisë për rregullimin e çmimit të karburanteve të naftës.

Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, në fjalën para kabinetit qeveritar tha se si ministri kanë vërejtur mospërputhje në çmimin e naftës në treg dhe propozimi ka të bëjë me mbrojtjen e konsumatorit.

“Qeveria me akt nënligjor të përcaktojë çmimin e karburanteve të naftës që bëhet për të mbrojtur konsumatorin dhe për të rregulluar konkurrencën. Në bazë të evidencave që ka Ministria e Tregtisë, ka mospërputhje në çmimet e naftës. Udhëzimi në fjalë është përgatitur në koordinim me Ministrinë e Financave dhe me këtë udhëzim propozoj përcaktimin e menjëhershëm të çmimit të naftës. Në emër të Ministrisë së Tregtisë i propozoj qeverisë për rregullimin e çmimit të karburanteve të naftës”, tha Hajdari.

Kabineti qeveritar me shumicë votash miratoi propozimin e Ministrisë së Tregtisë, Indrustrisë dhe Ndërmarrësisë.