Qeveria sot ka miratuar masat e importit për produktet që vijnë nga Serbia dhe Bosnja.
Kjo pikë është vënë në rend të ditës me propozimin e ministrit të Tregtisë, Endrit Shala.
Me këtë rast, ministri Shala ka thënë se MTI ka bërë analizë të produkteve nga Serbia që dëmtojnë tregun kosovar, raporton lajmi.net.
Ai ka bërë të ditur se do të vendoset masa e 10 përqindëshit për të gjitha këto produkte me përjashtim të atyre që janë brende ndërkombëtare.
Shala ka thënë se do të ketë edhe masa tjera për produktet nga ky shtet.
Ndërsa zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj, ka thënë se Serbia është duke shpërndarë shuma të mëdha për ta dëmtuar sovranitetin e shtetit. Ai ka thënë se këto masa janë kundërpërgjigje ndaj kësaj sjellje të Serbisë.
Hoxhaj ka ftuar qytetarët që të blejnë produkte vendore ngase sipas tij ato janë mjaftë cilësore.
Masat e importit janë votuar nga të gjithë ministrat.
Sa i përket masës së 10 përqindëshit nuk ka pas sqarime shtesë







