Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të mbajë sot takim me ushtruesen e detyrës të kryeshefes së Telekomit, Burbuqe Hana, bordin dhe Sindikatën e Telekomit për të biseduar rreth bllokimit të llogarive të Telekomit.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, takimi pritet të mbahet në Zyrën e Kryeministrit në orën 14:00. 

Telekomit iu bllokuan llogaritë, pasi Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka njohur të drejtën Z-mobile për përmbarimin e borxhit të Arbitrazhit.

Takimi është thirrur me iniciativë të ministrit të Ekonomisë, Blerim Kuçi.