Lëvizja Vetëvendosje nuk dallon shumë nga partitë tjera, kur është fjala të punësimet partiake, ata kanë vazhduar të punësojnë militant të tyre partiak në institucione.

Vetëvendosje ka vazhduar punësimin e militantëve të saj partiak, e cila është thirru vazhdimisht në luftimin e nepotizmit.

Partia e liderit të VV’së dhe kryeministrit Kurti, e cila është thirrur vazhdimisht në luftimin e nepotizmit, ç’kapjes së shtetit.

Së fundmi, Vetëvendosje ka punësuar Djellza Arifin në Ministrinë Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, e cila është militante e kësaj partie dhe motra e Atdhe Arifi.

Atdhe Arifi është një është njëri nga 5 të akuzuarit për terrorizmit në kohën e Qeverisë së Isa Mustafës.

Ndërsa kjo parti me herët ka punësuar edhe militantë të tjerë duke mos respektuar meritokracinë.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, ka rehatuar djalin e axhës së tij si asistent të Rozeta Hajdarit, ministres të Ekonomisë, Punësimit, Industrisë dhe Investimeve Strategjike.

Drilon Zyba, është punësuar si asistent personal i ministres Hajdari, e cila do të udhëheq me njërën nga ministritë më të rëndësishme të qeverisë së Kosovës.

Sami Uka, vëllai i deputetit të Vetëvendosjes Fitim Uka, është emëruar si këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Edhe familjarët e Xhelal Sveçles kanë pasur fatin e mirë gjatë këtyre punësimeve, Gëzim Sveçla është punësuar si shofer i zëvendëskryeministrit Haki Abazi.