Qeveria Kurti ua ulë shtesat edhe punëtorëve shëndetësorë

Qeveria Kurti ua ka zvogëluar shtesat edhe personelit shëndetësorë të cilët tash e një vit po përballen me virusin Covid-19, në vijën e parë të fronit.

Mjekët nga 250 euro sa e kishin pagën shtesë tani do të marrin vetëm 150 euro kurse infermierët nga 150 euro sa e kishin më parë tani do të marrin 100 euro.

Këtë vendim Kurti e mori në mbledhjen e tetë të qeverisë, shkruan Insajderi.

“Shtesa 150 euro për sektorin shëndetësorë, për muajt prill dhe maj, 100 euro për stafin teknik dhe 100 euro për sektorin e sigurisë (policinë), për ata që kanë qenë të angazhuar për zbatimin e masave”, kishte deklaruar Hekuran Murani, ministri i Financave.

Ndaj, këtij vendimi pati shumë reagime nga opozita dhe sindikata e infermierëve të Kosovë.

Infermierët janë shprehur të pakënaqur me pagesën shtesë të cilën do ta marrin nga Qeveria e Kosovës deri në fund të vitit 2020.

Sipas tyre, kjo shtesë është ofenduese për komunitetin e infermierëve.

Kurse, ish-ministri u Shendetesise, Armend Zemaj kishte thënë se pas një viti plot me rreziqe dhe sakrifica për këtë kategori, shteti po ua shkurton meritat.

Nga qeveria Hoti mjekët merrnin 250 euro në muaj, infermierët – 150 euro në muaj, stafi mbështetës – 100 euro në muaj.

Por, Kurt nuk e la me kaq, ai ua uli shtesat edhe pensionisëve, kështu këta të fundit do të marrin 20 më pak se muajt e kaluar.