Qeveria Kurti shpenzon 34 mijë euro veç për tepisona DOKUMENT

Qeveria e re e udhëhequr nga Albin Kurti ka nisur të investojë në imazh dhe në luks, pavarësisht se premtimet ishin se nuk do të ndodhte kjo.

Tre kate të objektit të Qeverisë së Kosovës, objektit të ish-Rilindjes, do të shtrohen me tepison nga qeveria e Albin Kurtit.

E tepisonat buxhetit të shtetit do t’i kushtojnë hiç më pak se 34 mijë euro, raporton Ballkani.info.

Kati i  14, 15 dhe 16 do të shtrohen me tepison në objektin e Rilindjes nga kompania që është shpallut fituese “BENI COMPANY SH.P.K”.

Për ta fituar këtë tender kishin aplikuar dy Operator Ekonomik, ndërsa vlera e parashikuar ishte 36 mijë e 800 euro, por ka fituar ofertuesi me 34 mijë euro.

Lloji i procedurës ka qenë i hapur dhe duke marr për bazë edhe çmimin më të ulët të ofertuesit. /Ballkani.info/