Qeveria Kurti shkarkoi bashkëluftëtarin e Fatmir Limajt

Njëri nga anëtarët e bordit të Telekomit, të shkarkuar sot nga Qeveria Kurti, është edhe Skënder Hoti, i cili ka qenë bashkëluftëtar i Fatmir Limajt.

Skënder Hoti ishte edhe dëshmitar në gjykimin e Limajn në rastin “Bellanica”.

Kabineti qeveritar ka votuar pro shkarkimit të bordit të drejtorëve të Telekomit të Kosovës.

Ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari, para kabinetit qeveritar bëri me dije se Telekomi është në prag të falimentimit, andaj duhet vepruar.

Në anën tjetër, zëvendëskryeministri Avdullah Hoti i ka kërkuar ministres Hajdari që të bëjë kontrolle edhe në ndërmarrjet e tjera.