“Qeveria Kurti i ndali mjetet financiare për ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë”

Deputeti i AAK-së dhe ish kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj ka reaguar pas diskutimeve të fundit për rrugën Deçan-Plavë.

“Tashmë kur rruga Deçan-Plavë u ba tëmë diskutimi, disa parti opozitare po e ngrisin zërin duke shpreh shqetësimin e tyre për nderprerjen e kësaj rruge te pjesa 5 kilometërshe. Ishte qeveria Kurti që i hoqi nga buxheti mjetët e ndara për këtë projekt! Sikur ato mjete të mos hiqeshin sot rruga Deçan-Plavë pothuajse kishte përfunduar!”, ka shkruar Selmanaj.

Sipas tij, Qeveria Kurti në njerën anë i ndaloi mjetët ndersa në anën tjetër sot shpreh “shqetësim” e bënë “kritika”, kto dyja nuk shkojnë bashkë!

“Megjithate rruga po bëhet!”, ka shkruar në fund Selmanaj. /Ballkani.info/