Qeveria jep detaje për takimin e Hotit me delegacionin amerikan

Një delegacion nga qeveria amerikane, i kryesuar nga Adam Boehler, kryeshef ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC), do të qëndrojë sot në Kosovë.

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka njoftuar se kreu i ekzekutivit, Avdullah Hoti me delegacionin amerikan do të takohet në ora 18:30.

“Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim delegacionin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë”, thuhet në njoftim.