Qeveria e Kosovës më 12 prill mori vendim për ndarjen e një shume prej 100 eurosh, për të gjithë pensionistët, studentët, punëtorët e sektorit publik e privat.
Pensionistët dhe punëtorët e sektorit publik dhe atyre privat i kanë marrë këto shtesa, por jo edhe studentët, shkruan Ballkani.info.
Ministria e Financave ende nuk ka dhënë ndonjë datë të saktë se prej kur do të fillojnë të shpërndahen shtesat nëpër xhirollogari.
Studentët ende nuk i kanë marrë 100 eurot, të cilat iu premtuan nga kryeministri Albin Kurti, më 12 prill.
Shtesat deri tash u kanë dalë vetëm pensionistëve dhe punëtorëve të sektorit publik dhe privat.
Datë të saktë se kur do t’iu dalin paratë në xhirollogari kategorive të studentëve, s’është dhënë.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka deklaruar në fund të muajit maj pritet të fillojë verifikimi i aplikimeve për këto para. Njoftim tjetër nga Ministria më s’ka pasur.
Në njoftimin për hapje të aplikimit, Ministria kishte paralajmëruar studentët se nëse të dhënat janë të pasakta, ata s’do të mund të përfitojnë nga subvencionimi.
“Vlen të theksohet se të dhënat duhet të jenë të sakta, dhe llogaria bankare duhet të jetë në emër të aplikuesit. Përndryshe, nëse të dhënat e plotësuara janë të pasakta, përfshirë numrin e llogarisë bankare, atëherë aplikuesi nuk do të mund të përfitojë nga subvencionimi”.







