Qeveria gati për të nxjerr vendime të reja për ta luftuar COVID-19

Qeveria e Kosovës është e obliguar që të nxjerrë vendime të reja më së largu deri të dielën për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse.

Me 13 prill largohet masa e vendosur nga ekzekutivi për kufizim të lëvizjes pasi që Kushtetuesja e ka konsideruar vendimin të jashtëligjshëm.

 

 

Për të legjitimuar kufizimin e lëvizjes, Ministria e Shëndetësisë, ditët në vijim pritet të marrë vendime veç e veç për komunat, ashtu siç e parasheh Ligji për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse.

Në disa komuna, masat do të jenë të rrepta e aty ku ka raste më pak do të jenë më të lehta.

Për të vendosur masa të reja, mund të përfshihen edhe deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, që nëpërmjet amendamentimit të ndryshojë e plotësojë Ligjin për sëmundjet ngjitëse