Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbledhur ministrat prej orës 10:00 në ndërtesën e Qeverisë, shkruan GazetaDemos.

Në mbledhjen e 44 të Qeverisë së Republikës së Kosovës priten të shqyrtohen 14 pika të rendit të ditës.

Mes tjerash në këtë mbledhje do të shqyrtohet propozim-vendimi për ndarjen e pagesës shtesë prej 10% të pagës bazë ( jo më pak se 60 euro ) për punonjësit shëndetësor të sektorit publik për muajin nëntor dhe dhjetor 2021.

Përveç kësaj pike edhe 13 pika të tjera presin të miratohen në këtë mbledhje.