Qeveria e Kosovës ndriçohet me ngjyrat e flamurit amerikan për nder të 4 Korrikut

Për nder të përvjetorit të Pavarësisë së Amerikës, objekti i Qeverisë së Kosovës ndriçohet me flamurin amerikan.

Këtë e ka bërë të ditur zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj.

Gecaj përmes rrjetit social, Facebook ka postuar një foto teksa objekti i qeverisë shihet se është stolisur me flamurin amerikan.

“URIME 4 KORRIKU AMERIKË, NGA KOSOVA DHE GJITHË SHQIPËTARËT! Më herët nga shtëpia ime, e tani nga shtëpia jonë!”, shkroi Gecaj.