Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndajë shumën prej 95 mijë e 725 eurove, për filmin ‘Zgjoi’.
Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ndërsa sipas njoftimit, kërkesa ka qenë e Ministrisë së Kulturës.
Sipas njoftimit të Qeverisë, ndarja e mjeteve është bërë që të përdoren për mbështetjen e pjesës së dytë të kampanjës së filmit ‘Zgjoi’.
Ky film, me regji të Blerta Bashollit dhe aktore kryesore Yllka Gashin, është nominuar në edicionin e 94-të të Çmimeve të Akademisë së Arteve dhe Shkenceve të filmit, apo siç njihet ndryshe ‘Oscars’.







