Qeveria e Kosovës liron donacion për spitalin e Mitrovicës së Veriut, Arifi thotë se s’ka krizë pas taksës

Qeveria e Kosovës asnjëherë nuk ka vepruar për të rrezikuar mirëqenien dhe shëndetin e qytetarëve të saj pavarësisht përkatësisë etnike.

Kështu ka bërë të ditur këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Avni Arifi, ndërsa ka theksuar se raportimet e mediave serbe që taksa ndaj Serbisë ka shkaktuar krizë humanitare, janë propagandë.

Më tej ai ka konfirmuar se Kosova sot ka liruar donacion lidhur me medikamente dhe pajisje mjekësore në Qendrën Spitalore të Mitrovicës së Veriut.

”Qeveria e Kosovës kurrë ska marrë veprime që cenojnë apo rrezikojnë mirëqenien dhe shëndetin e qytetarëve të saj pavarësishtë përkatsisē etnike. Veprimet tona po e zhveshin propagandën e qeverisë së Serbisë se taksa 100% krijon krizë humanitare. Nuk ka krizë. Kosova sot ka liruar donacionin lidhur me medikamente dhe pajisje mjekësore dedikuar Qendrës Spitalore në Mitrovicën e Veriut me vlerë prej €242,356. Taksa është për shtetin e Serbisë dhe politikën e saj e jo për qytetarët tanë”.