“Qeveria duhet t’ua japë 101 euro mësimdhënësve”

Ish-zëvendësministri i Arsimit nga radhët e LDK-së, Xhavit Rexhaj, në Frontal të T7 ka folur për grevën e arsimtarëve dhe për atë se si po e menaxhon situatën Qeveria e Kosovës.

Rexhaj ka thënë se Qeveria do të duhej t’ua ofronte njëqind e një euro mësimdhënëseve, si shenjë kujdesi për ta.

“Ata po kërkojnë 100, Qeveria do të duhej t’ua jepte 101 si shenjë kujdesi për ta”, ka deklaruar Rexhaj në Frontal.

Ai tutje ka thënë se në kohën sa ka qenë zv.ministër, kanë qenë gjithmonë një hap para kërkesave të sindikalistëve.

Rexhaj ka thënë se kjo situatë do të duhej të tejkalohej, dhe të kishte një debat të mirëfilltë për projektligjin për pagat.