IFAC

Qeveria duhet të përmirësojë mënyrën e raportimit financiar

Zyrtar të IFAC kanë bërë të ditur se raportimi akrual ndihmon që të sigurojë se shpenzimet e fondeve publike të jenë më transparente.

Institucione ndërkombëtare financiare, kërkojnë ndryshim të raportimit financiar tek Qeveria.

Një pjesë e problemeve që ndodhin në menaxhim të buxheteve nga Qeveritë është edhe mungesa pasqyrimit të raporteve financiare vetëm përmes rrjedhjes së parasë.

Kjo ka bërë që institucione ndërkombëtare botërore të ndërmarrin hapa për të stimuluar qeveritë botërore për të bëjnë raportim në baza akruale, pasi që sipas Federatës Ndërkombëtare të Kontabilitetit (IFAC), në vitin 2018 vetëm 150 shtete e bëjnë një gjë të tillë.

Zyrtar të IFAC kanë bërë të ditur se raportimi akrual ndihmon që të sigurojë se shpenzimet e fondeve publike të jenë më transparente, transmeton lajmi.net.

Strukturat për raportim financiar në sektorin publik janë zhvilluar në forma të ndryshme, duke përdorur Standardet Ndërkombëtare për Kontabilitet Publik (ISPAS).

Për këtë arsye edhe në Kosovë, Instituti për Kontabilitet dhe Financa (IKAF) ka filluar që të promovojë implementimin e këtyre standardeve, duke zhvilluar seminare më këtë temë. Drejtori i këtij Instituti, Bujar Krasniqi, ka thënë se trajnime të tilla janë të domosdoshme për të nxitur një raportim të tillë edhe në institucionet kosovare.

“Në Kosovë kanë ndodhur disa iniciativa të tilla për ta përdorur raportimin akrual në institucione, por mendoj se ka nevojë shumë më të madhe për një mobilitet. Implementimi i standardeve IPSAS do t’i mundësonte edhe Kosovës një mirëmenaxhim dhe transparencë më të madhe”, ka thënë Krasniqi.

Ndërkohë, sipas raportimeve të fundit të bërë nga IFAC, deri në vitin 2023 pritet që 65 për qind e qeverive botërore të përdorin raportimin akrual, pra te zbatojnë standardet IPSAS.