Qeveria e Kosovës do vazhdojë mbështetjen për komuniteti egjiptian qoftë në arsim, punësim e çdo fushë tjetër , me qëllim që të përmirësohet mirëqenia e tyre edhe pse pjesëtarët e komunitetit egjiptian ende vazhdojnë të ballafaqohen me sfida të shumta.
Kështu u tha në debatin lidhur me politikat publike dhe veprimet e institucioneve shtetërore për sfidat dhe mundësitë për komunitetin egjiptian.Ky aktivitet është mbajtur në kuadër të shënimit të javës egjiptiane.Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj tha se komuniteti egjiptian dhe të gjitha komunitete tjera në Kosovë janë vlerë e shtuar për shtetin e Kosovës dhe se bashkërisht do të punojnë për një mirëqenie të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës pavarësisht etnisë që i takojnë.
“ Iu siguroj që do e keni mbështetjen e plotë në të gjitha iniciativat dhe se bashkërisht do ndihmojmë ndërtimin e shtetit të Kosovës”, tha ai. Kurse lehtësi dhe mundësi për arsimin të barabartë në Kosovë për të gjitha komunitetet ka ofruar ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi, i cili tha se mundësia e parë që kanë ofruar është regjistrimi i 5 nxënësve në të gjitha drejtimet si dhe ofrim i 750 bursave.
Më tej ai tha se me qëllim të ofrimit të mundësive për shkollim të lartë si të rinjve egjiptian kanë ofruar vende te lira për regjistrim në universitet e Kosovës so dhe kanë ofruar lehtësira për pranim në konvikte dhe mensa.
Ndërsa, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica u zotua për një angazhim që do vazhdojë përkrahjen sociale për të gjithë komunitetet përfshirë edhe atë egjiptian.Reçica tha se me qëllim të rritjes së mirëqenies së komunitetit egjiptian janë duke i ndërtuar 37 shtëpi për familjet në nevojë si dhe janë duke u mundësuar për ofrimin e këtij komuniteti me vendet e punës. I pranishëm ishte edhe deputeti Veton Berisha i cila tha se ky komunitet ballafaqohet me sfida të shumta për çka edhe kërkoi një angazhim më të madh të institucioneve shtetërore të Kosovës.







