Qeveria do të shpërndajë gjysmë milioni maska falas për qytetarët

Qeveria e Kosovës do të bëjë shpërndarjen e disa maskave falas për qytetarët e Kosovës nëpër komuna. Kjo u bë e ditur nga ana e Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj.

“Sot në emër të Qeverisë, zv-kryeministri Besnik Tahiri do të jap lajmin se do të shpërndahet në të gjitha komunat e Kosovës një donacion i ardhur nga diaspora. Janë më shumë se gjysmë milioni maska që do të shpërndahen në duartë e qyyetarëve tanë”, ka deklaruar Zemaj.

Ndërsa zëvëndes kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Besnik Tahiri njoftoi se nga Jordania kanë ardhur një numër i konsiderueshëm i maskave dhe mjeteve të tjera mbrojtëse.

“Kanë ardhë gjysmë milioni maska, gel dezinfektues e mantile”, ka thënë Tahiri.