Drejtues të Telekomit dhe të Sindikatës së punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje janë takuar me kryeministrin e vendit, Avdullah Hoti, ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi dhe përfaqësues të Z-Mobile, të cilët i kanë njoftuar se do të përballen me protestë 24 orëshe nëse nuk zhblloken llogaritë e Telekomit.

Drejtuesi e Telekomit kanë njoftuar se se kanë dërguar në polici kërkesën për protestë e cila do të mbahet të enjten në rast se nuk zhbllokohen llogaritë.

Federata Sindikale e Pavarur e Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës (FSP-PTK) ka njoftuar se janë duke pritur deri në mbrëmje ta marrin një përgjigje në lidhje me këtë, në të kundërtën do të ketë protesta para Qeverisë e Kuvendit.

Protesta do të mbahet të enjten me fillim nga ora 13:00 protestë 24-orëshe para Qeverisë.

Kujtojmë, që me 15 qershor Telekomit të Kosovës i janë bllokuar të gjitha llogaritë bankare, dhe kjo vjen pasi ditë më parë Gjykata Themelore Prishtinë ia ka njohur të drejtën kompanisë “Dardafone.net LLC” për përmbarimit (realizimin) e borxhit milionësh duke ia refuzuar prapësimin (kundërshtimin) e parashtruar nga Telekomi i Kosovës.