Qeveria dërgon në Kuvend ligjin për transferimin e të dënuarve mes Kosovës dhe Italisë

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Italisë, për transferimin e personave të dënuar.

Miratimi është bërë gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë.

Ministri i Drejtësisë, Selimi Selimi ka thënë me këtë ras se kjo marrëveshje do të ndikojë në përmirësimin e marrdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Italisë në fushën e drejtësisë.

“Qëllimi I kësaj marrëveshjeje është përmirësimi I mëtejmë I bashkëpunimit të ndërjellë në fushën e drejtësisë, vendosjen e drejtësisë dhe rehabilitimin e risocializimin e personave të dënuar, ekzekutimin e sanksioneve penale në vendbanimin e përhershëm të personit të dënuar”, tha ministri Selimi, shkruan Reporteri.net.

Ai ka thënë se kjo marrëveshje rregullon ekzekutimin e vendimeve gjyqësore me transferim të personit të dënuar në rastin kur personi shtetas i shtetit administrues është duke e vuajtur dënimin në shtetin dënues.

Ky projektligj duhet të shkojë në Kuvend për ratifikim dhe nëse miratohet do të mundësojë që Kosova dhe Italia të ekstradojnë te njëra tjetra qytetarët e dënuar në dy vendet.

Po ashtu, në këtë mbledhje të Qeverisë, janë ndarë 111 mijë euro shtesë për Zyrën Kombëtarë të Auditmit.

Këto mjete janë ndarë për zbatimin e projektit ‘softweri për menaxhimin e proceseve të Auditimit’.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës gjithashtu ka themeluar Grupin pununes ndërinstitucional për avancimin e rrugrës integruese të Kosovës në organizatën e NATO-s.