Në mbledhjen e mbrëmshme korresponduese të Qeverisë së Kosovës ku u morën masa shtesë për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, janë marrë edhe disa vendime të tjera.
Në mesin e tyre Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për anulimin e vendimeve të Qeverisë për themelimin e Zonës Ekonomike në Malishevë dhe vendimet për shpronësimin e pronave të paluajtshme që preken nga themelimi i kësaj zone në zonat kadastrale të Banjës, Bellanicës dhe Senikut të Malishevës. Në arsyetimin e vendimit thuhet se këto vendime janë në kundërshtim me Ligjin.







