Qeveri me të papritura të mëdha – dorëheqje dhe largime të shumta

Me 9 shtator 2017, u votua Qeveria Haradinaj. Partia Demokratike e Kosovës(PDK), Aleanca për ardhmërinë e Kosovës(AAK), Nisma socialdemokrate dhe Aleanca për Kosovën e re(AKR)  dhe Lista Srspka ishin bashkuar për formimin e Qeverisë me kryeministër, Ramush Haradinaj.

Qeveria ishte kritikuar në start për shkak të numrit të deputetëve që nga opozita cilësohet “pakicë qeveritare”, shkruan Ballkani.info

Me 26 Mars 2018, u arrestua shefi i të ashtuquajturës “zyre për Kosovën”, Marko Gjuriq. Kjo dhe kishte shkaktuar goditjen e parë për Qeverinë Haradinaj, pasiqë Lista Srspska ishte larguar nga Qeveria për t’u rikthyer më vonë.

Qeveria Haradinaj kishte marrë disa vendime duke votuar disa projekt-ligje. Ishte kritikuar për numrin e madh të zv-ministrave dhe rritjen e pagave për qeveritarët. Por, goditja e tjetër serioze për Qeverinë Haradinaj nga partnerët shqiptarë erdhi gjatë 26 Marsit kur ishina arrestuar dhe ekstraduar në Turqi 6 shtetas turq të akuzuar për lidhje me organizatën ‘FETO” të shpallur si “terroriste” në Turqi. Kjo kishte revoltuar disa zyrtarë të AKR-së të cilat nuk rezultuan me largim të AKR-së nga Qeveria.

Zyrtarët e lartë të shtetit nuk kishin njohuri për këto arrestime < përderisa presidenti turk, Recep Taip Erdogan falemderoi Agjencinë e inteligjencës kosovare(AKI) për bashkëpunim korrekt me shërbimin sekret turk.

Kryeministri Ramush Haradinaj shkarkoi ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, dhe drejtorin e Agjencisë së Inteligjences (AKI), Driton Gashi.

Albena Reshitaj, ish-ministre e ambientitd dhe planifikimit hapësinor kishte dhën dorëheqje nga pozita e saj për të kaluar si këshilltare e kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Ish-ministri i tregtisë dhe industrisë, Bajram Hasani ishte shkarkuar gjatë shtatorit 2018. Lideri i Nismas socialdemokrate, Fatmir Limaj tha se kjo është çështje e brendshme e partisë. Më pas vendin e tij e kishte zërë antari i Nismas socialdemokrate, Endrit Shala.

Në kohën kur në Prishtinë po mbahej protesta e Lëvizjes Vetëvendosje, “Një popull nuk i nënshtrohet një njeriu”. Hashim Thaçi po vizitonte liqenin e Ujmanit bashkë me dy ministra të PDK-së, Abelard Tahiri dhe Bedri Hamza.

Ishte raportuar për një përplasje në mes presidentit Thaçi dhe kryeparlamentarit, Kadri Veseli. Kritikët e Thaçit kishin akuzuar atë për influencë të vazhdueshme brenda PDK-së dhe Qeverisë Haradinaj në përgjithësi.

Sot, gjatë ditës Ballkani.info raportoi për dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme nga AKR, Bejtush Gashi.

Lajmi ende nuk është konfirmuar. Madje, sekretari i AKR-së, Vesel Makolli tha për Ballkanin.info se nuk di asgjë lidhur me këtë çështje.

Qeveria Haradinaj është përballur me kritika të shumta, sidomos për numrin e madh të zv-ministrave, rritjen e pagave dhe mungesen e stabiltietit në Qeveri( nga luhatjet e një pas njëashme). /Ballkani.info/