Qesharake po edhe emocionuese: 5 vjeçari fton shokët në ditën e adoptimit

Një djalë i vogël, i identifikuar me emrin Michael ka ftuar të gjithë shokët e tij të klasës në Gjykatë, në momentin kur po kërkohej të birësohej nga dy prindër.

Michael, i cili është 5 vjeçar nuk kishte prindër, dhe adoptimi nga një familje qe shumë e rëndësishme për të, andaj edhe vendosi ta ndajë atë gëzim edhe me shokët dhe shoqet e klasës së tij.

Një foto e shpërndarë nga Kent County ( burri që e birësoi) në Facebook tregoi djalin e vogël që po pushonte në një karrige në sallën e gjykimit të rritur, pranë prindërve të tij birësues.

Shokët e tij janë shprehur se kanë ardhur për të ndjekur Michaelin sepse e kanë shok të ngushtë dhe e duan shumë.

Sigurisht që një gjest i tillë nuk mund të shpëtonte pa bërë xhiron e rrjetit sepse të gjithë kemi nevojë për pak dashuri.