Arbërie Nagavci

Qesharake: Ministrja Nagavci ndërron fjalët brenda pak minutave për komisionin hetimor

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, duket se nuk e mban gjatë fjalën e dhëna publikisht.

Në seancën e sotme të Kuvendit, ku po diskutohet për themelimin e një komisioni hetimor në fushën e arsimit, ajo ka ndërruar fjalët brenda pak minutave.

Në adresimin e saj fillestar, Nagavci ka thënë se mezi pret që të themelohet ky komision hetimor, i cili është propozuar nga PDK-ja.

Po i referohemi edhe një raporti të vitit 2013, kur po qeveriste PDK-ja që sot po e kërkon këtë komision hetimor, të cilin mezi po pres ta themeloni”, ka thënë Nagavci

Ndaj fjalimit të saj ka replikuar deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

Ky i fundit është gëzuar nga deklarimi i ministres Nagavcit pro themelimit të komisionin në fjalë.

Po shpresoj shumë që ministrja është e sinqerta kur po thotë që e mbështet themelimin e këtij komisioni hetimor. Kjo do vërtetohet me votën e deputeteve të VV-së, se a kanë me e mbështetet themelimin e këtij komisioni hetimor”, ka thënë Haxhiu.

Më pas, ka reaguar ministrja Nagavci, duke i ndryshuar fjalët e saj.

Ajo ka thënë se do ta mbështeste një komision që do të hetonte të bëmat e kaluara në fushën e arsimit.

A mbështes komisionin? Po. A është i nevojshëm? Po. Por, për vitet e kaluara, jo për kohen time”, ka thënë ajo.

Ky ndërrim i fjalëve ka shkaktuar të qeshurat të shumta në Kuvendin e Kosovës.

@ballkani.info Mos është uritur?/😅 Testi PISA apo “Pizza”, ministrja që udhëheq me Arsimin ia huq pak. #piza #arberienagavci #kosovo #albinkurti #viral #tiktok ♬ original sound – Ballkani.info