Qesh presidenti, qesh kryeparlamentarja, qesh kryeministri, qesh Ganja, qesh e qesh…

Manifestimet për nder të Epopesë së UÇK-së, kanë bërë bashkë liderët e Kosovës, ministra e deputetë. 

Parakalimi i ushtrisë së Kosovës në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, u përcoll me shumë momente interesante.

Megjithatë, tërë vëmendje u zhvendos tek presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani, të cilët harruan tensionet që tërë këto javë kishin mes vete dhe u shfaqën të buzëqeshur përkrah njëri-tjetrit.

Megjithatë, një moment i shkrepur në fotografi ka marrë vëmendjen e tërë ngjarjes. Në një nga fotot e publikuara nga ky manifestim, shihen pothuajse të gjithë pjesëmarrësit duke buzëqeshur.

Presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentarja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari, ish-presidentja Jahjaga,  ministra, e deputetë shihen duke shijuar këtë moment.

Por ajo që është më interesante është është pamja e kryekuvendares Osmani teksa buzëqeshë dhe presidentit Thaçi që e shikon atë. Në këtë foto shihen duke qeshur edhe kryeministri Kurti, Rifat Jashari, deputetja Ganimete Musliu, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ai i Skenderajt, Bekim Jashari, etj.

Kjo zgjon kureshtje duke ditur se qysh kur erdhi në krye të Kuvendit, Osmani nga zyra e saj zhvendosi fotografinë e Thaçit duke e zëvendësuar me atë të Rugovës.

Ky mbase mund të mbetet një nga momentet e rralla në histori kur liderët aktualë politikë i shohim kaq të lumtur dhe të buzëqeshur pranë njëri tjetrit.