Qershor 1969: Mesazhi sekret i letrës ruse, të gjetur brenda një shisheje të hedhur në det

Një druvar nga Alaska ka zbuluar një mesazh 50-vjeçar të gjendur brenda një shisheje qelqi.

Letra e zbuluar nga Tyler Ivanoff ishte e shkruar në gjuhën ruse dhe arsyeja përse burri vendosi ta postonte në llogarinë e tij në Facebook, ishte se shpresonte që dikush do mund ta përkthente.

Mësohet se letra në fjalë është shkruar nga një marins në bordin e anijes ruse Sulak, më 20 qershor 1969.

Pas hulumtimeve të mediave ruse, bëhet fjalë për kapitenin Anatoly Botsanenko, përcjell tch.

Ivanoff rrëfeu për gazetën “Nugget” se iu desh ta tërhiqte tapën shumë fort.

“Përdora madje edhe dhëmbët për ta hapur. Shishja brenda ishte e thatë dhe mbante era verë, ose diçka tjetër… alkool i vjetër. Letra nuk ishte lagur”.

Për sa i përket mesazhit në letër, nisur nga përkthimet e bëra, shkruhet: “Përshëndetje të sinqerta! Nga Flota Ruse e Lindjes së Largët VRXF Sulak. Të përshëndes ty që do të gjesh letrën dhe të kërkoj t’i përgjigjesh adresës Vladivostok-43 BRXF Sulak për të gjithë ekuipazhin. Ju urojmë shëndet, jetë të gjatë dhe lundrim të mbarë. 20 qershor 1969”.

loading…