Qentë heroik japin jetën e tyre për ta mbrojtur foshnjën nga kobra (VIDEO)

Dy qenë janë kapur në kamera duke sakrifikuar jetën e tyre për të ndaluar një kobër vdekjeprurëse të hyjë në shtëpinë e tyre, gjersa foshnja ishte duke fjetur.

Vajza njëvjeçare, e quajtur Skye, flinte në shtëpi në Filipine, kur gjarpri vdekjeprurës hyri në pjesën e përparme të kopshtit të premten e kaluar.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se qeni i bardhë menjëherë i vërsulet gjarprit dhe fillon ta godasë atë me putra.

Sulmit i bashkëngjitet edhe qeni tjetër, duke e kapur me dhëmbë atë dhe duke e larguar nga pragu i shtëpisë.

Ndiqeni videon e mëposhtme për të kuptuar se çfarë ndodh.

loading…