Qentë endacakë i vërsulen një kalimtari në Prishtinë VIDEO

Qentë endacakë mbesin problem serioz për banorët në Komunën e Prishtinës.

Sonte në lagjen Ulpiana disa qe i janë vërsulur një kalimtari të rastit.

Më poshtë video:

Rastet e tilla nuk janë të rralla në Prishtinë. Në muajin tetor, një grua shtatzënë është sulmuar nga qentë endacakë derisa po kthehej nga çerdhja në shtëpi.

Ajo kishte deklaruar se qentë i kanë shkaktuar plagë në bark dhe pjesën tjetër të trupit.