Qentë endacak ‘vërshojnë’ kampusin universitar në Prishtinë

Një numër i madh i qenve endacak vazhdojnë të shfaqen në rrugë të Prishtinës.

Qentë endacak vazhdojnë të paraqesin problem serioz në komunën e Prishtinës.

Pas sulmeve të vazhdueshme në lagje të ndryshme të kryeqytetit, një numër i madh i qenve endacak vazhdojë të shfaqen edhe në zonën e qendrës.

Fotografitë e dërguara nga një lexues shfaqin dhjetëra qenë endacak në zonën e kampusit universitar në Prishtinë.

Së fundmi, komuna e Prishtinës ka publikuar një komunikatë duke kërkuar nga niveli qendror të adresohet problemi pas shfaqjes së rrezikut nga numri i madh i qenve endacak në periudhën e fundit.