Qentë endacak sulmojnë 9 vjeçaren në Prishtinë

Qentë endacak vazhdojnë të paraqesin rrezik për qytetarët. Ndonëse shpesh është kërkuar një zgjidhje për këtë problem, një gjë e tillë nuk është bërë akoma, pavarësisht iniciativave.

Jo të rralla kanë qenë rastet, kur edhe fëmijët janë sulmuar nga këto kafshë, madje burime të Indeksonline mësojnë se sonte cak i sulmeve ka qenë një 9 vjeçare.

E njëjta është sulmuar në rrugën “Sylejman Vokshi” në Prishtinë dhe ajo është dërguar me autoambulancë në QKUK ku edhe po trajtohet në emergjencë.

Kujtojmë që të njëjtat kafshë vazhdojnë të mbrohen nga organizatat joqeveritare, të cilat kanë dalë kundër vrasjes së tyre, por si zgjidhje që mos të vjen deri te vdekja e njerëzve nga qentë e shohin sterilizimin që ndalon shumimin e tyre dhe vaksinimin kundër tërbimit.