Qentë endacak e sulmojnë një mjeke në oborrin e QKUK-së

Një mjeke e klinikës  së Oftamologjisë ka pranuar ndihmë mjekësore pasi është sulmuar nga qentë endacak në oborrin e QKUK-së.

Lajmin e ka konfirmuar doktor Naser Syla, i cili tha se pas trajtimit mjekja është liruar në shtëpi.

Ku theksoi se gjendja e saj shëndetësore është e mirë.

Raportohet se përveç mjekes së Oftamologjisë që u sulmua sot nga qentë, njëjtë i ka ndodhur edhe një mjekës tjetër dje.