“Qenke rrezitur”, deputetët tallen me Kurtin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është kthyer nga Greqia pas më shumë se një jave. Ai po merr pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Pas qëndrimit të tij të gjatë në Greqi, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka ironizuar duke i thënë Kurtit “qenke rrezitur”.

Qëndrimi i Kurtit atje është kritikuar nga partitë opozitare.

Kurti më shumë se një javë ka qëndruar në Greqi në bregdetin e Lagonisit, 30 kilomentra në juglindje të Athinës.

Kurti mori pjesë në simpoziumin “Symi”, ku kishte qenë edhe vitin e kaluar. Edicioni i sivjetmë i simpoziumit, sikurse edhe vitin e kaluar, po mbahet në “Grand Resort Lagonissi”, një resort superluksoz, që e konsideron veten si “pragu i parajsës”.