LIVE

Qeni vjedh mikrofonin gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë

Një qen e tërhoqi vëmendjen gjatë një lidhjeje direkte të reporteres në Moskë, kur ia vodhi mikrofonin shumëngjyrësh dhe iku.

Nadezhda Serezhkina, gazetarja e motit në kanalin televiziv MIR 24, ishte duke raportuar drejtpërdrejtë rreth temës së motit në kryeqytet, kur një qen vrapoi dhe ia rrëmbeu mikrofonin nga duart.

Serezhkina u pa duke vrapuar pas tij, para se nga studio t’ia këpusnin lidhjen.

Gazetarja u rikthye në ekran disa momente më vonë me mikrofonin e saj dhe qenin në fjalë, të quajtur Martin.

Nga televizioni thanë se Martin është një qen “i mirë dhe i shoqërueshëm”.

Shpërndaje