Qeni takoi të porsalindurin dhe u shkri nga lumturia

Pavarësisht reputacionit të tyre si një racë e rrezikshme, një video e postuar në TikTok dëshmon se barinjtë belgë mund të jenë jashtëzakonisht të butë.

Pronarët e qenit të racës gjermane, Shepherd sollën në shtëpi një të porsalindur dhe qeni i emocionuar mezi priste të takonte anëtarin e ri të familjes.

Qeni iu afrua butësisht transportuesit me foshnjën dhe filloi të nuhasë me kureshtje.

Nga skena e adhurueshme duket fare qartë se ky është fillimi i një miqësie të mrekullueshme. /Telegrafi/

@panda_the_malinois Our Belgian Malinois meeting our newborn baby 🥹✨ #malinois #baby #belgianmalinois #malinoisdog #bigbrother #babymeetsdog ♬ Je te laisserai des mots – Patrick Watson