Një qen në Tajlandën veriore ka shpëtuar një fëmijë të sapolindur pasi u varros e gjallë.
Djali u braktisur nga nëna e tij, 15 vjeçare, për të fshehur shtatzëninë e saj nga prindërit e saj.
Qeni Ping Pong po lehte dhe gërmonte në një fushë në fshatin në fshatin Ban Nong Kham.
Pronari i tij tha se vuri re këmbët e një fëmijë duke dalë nga toka ndërsa qeni gërmonte.
Menjëherë foshnja u dërgua në spital, ku mjekët e pastruan dhe pas kontrolleve mjekësore thanë se ishte i shëndetshëm.
Pronari i Ping Pong, Usa Nisaikha, tha se qeni humbi njërën këmbë pasi u godit nga një makinë.
Nëna e të porsalindurit është akuzuar për braktisjen e foshnjes dhe vrasjen në tentativë.
Panuëat Puttakam, oficer në stacionin policor të Chum Phuang, tha për Bangkok Post se ajo është në kujdesin e prindërve të saj dhe një psikologu.
Ndërsa raportohet se ka shprehur pendesë për veprimet e saj.
Prindërit e vajzës kanë vendosur ta rrisin fëmijën.
