Qeni rrezikon të mbytet, pronarja futet në pishinën e ngrirë për ta shpëtuar

Kamerat e sigurisë kanë kapur një moment aq të frikshëm por dhe emocionues njëkohësisht. Në një video të publikuar shihen 2 qen të cilët ishin duke luajtur me njëri-tjetrin kur papritur njëri prej tyre bie në pishinë e cila ishte e ngrirë për shkak të temperaturave të ulëta.

Jennie Tatum, pronarja e tyre e pa të gjithë ngjarjen dhe menjëherë pa u menduar u hodh për në pishinë për të shpëtuar qenin e saj.

Në pamje shihet ajo teksa kërkon qenin derisa e gjen në fund dhe e merr në krahë.