Një person në Malishevë është kafshuar dje nga një qen në pronën e tij.

Policia njofton se rasti ka ndodhur gjersa viktima po punonte në pronën e tij, shkruan lajmi.net.

Lidhur me rastin viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa poashtu është intervistuar pronari i qenit.

Në konsultim me prokurorin rasti vazhdon në procedurë të rregullt.