Qeni i policisë gjen kriminelin pasi që e dallon nga era e gazrave

Është një praktikë e njohur që policia të përdorë qenë specialistë për të gjetur ndonjë të dyshuar. Por ky rast në ShBA është i çuditshëm.

Departamenti i Policisë në Mizuri po kërkonte një person për përdorim të substancave narkotike. Dhe gjatë kërkimit në shtëpinë e tij, ku besohej se ai fshihej, policët arritën të gjejnë personin pasi që ai lëshoi gazra dhe qeni menjëherë i nuhati.

Zëdhënsi i Deparmentit e konfirmoi storien për media.

Banorët e vendit lavdëruan policinë për gjetjen e kriminelit.

Ngjarje të pazakonshme kanë ndodhur edhe javën e kaluar në ShBA. Policia po kërkonte një kriminel në shtëpinë e tij kur ai papritmas ra nga çatia.

loading…