Labradori i artë, që ndihmonte presidentin e ndjerë George HW Bush, është fotografuar teksa qëndron pranë arkivolit të tij në një nderim prekës.

Bush, që shërbeu si president i 41-të i Shteteve të Bashkuara, nga viti 1989 deri në vitin 1993, u nda nga jeta të premten në moshën 94-vjeçare.

Qeni “Sully” do të udhëtojë ndërkohë drejt Uashington DC, ku edhe do të bëhen nderimet shtetërore për presidentin e ndjerë, në një ditë zie kombëtare. Arkivoli me trupin e ish-presidentit do të dërgohet nga Teksasi në Uashington DC, në bordin e “Air Force One”, e më pas do të kthehet në shtëpi të mërkurën, ku edhe do t’i jepet lamtumira e fundit.