Qeni emocionohet tej mase që e sheh, ia thyen qafën pronarit

Çdokush që mban qen, posaçërisht të mëdhenj e di se si bëhen ata kur vjen pronari, sidomos nga hyrja e përparme.

E një gjë e pakëndshme i ka ndodhur një burri në Kinë.

Ai ka përfunduar me qafë të thyer për shkak të qenit të tij super të entuziazmuar.

Haski kërceu nga ballkoni i katit të dytë dhe kërceu mbi pronarin, i cili ishte kthyer nga një udhëtim.

7-vjeçari u rrëzua nga qeni i cili peshon gati 30 kilogramë kur iu hodh në qafë për ta përshëndetur.

Pensionisti më vonë tha se mendoi që muri i shtëpisë së tij ishte shembur mbi të, duke mos e kuptuar se ishte qeni i tij i përkëdhelur.

Mjekët në spital kanë thënë se kur qeni iu hodh në krahë pronarit, saktësisht në zonën e qafës, ia theu Liut vertebrën cervikale dhe ia mavijosi shpinën në proces e sipër.

Megjithatë, sipas Wang Yuansong, ishte herët ende të dihej nëse dëmi i shkaktuar nga kafsha është i përhershëm.