Qeni e shoqëroi për 7 vjet ecje rreth botës, amerikani e përfundon me sukses udhëtimin

Tom Turcich nga New Jersey i SHBA-së u bë personi i 10-të në histori që ka ecur këmbë përreth botës. Ai kishte me vete edhe qenin e tij, që ishte kafsha e parë që e ka bërë këtë, shkruan CNN.

Dyshja u përshëndet me një festë të madhe pas kthimin në shtëpi, ku morën pjesë shumë nga miqtë dhe familja e Turcich.

Momenti triumfues solli fundin e një udhëtimi shtatëvjeçar, 48,000 kilometra (29,826 milje) për të cilin ai kishte kaluar edhe më gjatë duke punuar drejt tij.

“Ishte shumë surreale. E kisha imagjinuar për një kohë të gjatë se si do të ishte fundi. Dhe kur ndodhi, kishte njerëz të rreshtuar në rrugë dhe duke ecur me mua. Emocioni kryesor ishte thjesht lehtësimi. Kjo kishte dominuar jetën time për 15 vjet dhe të isha në gjendje ta lë pas vetes ishte e mahnitshme.”, ka thënë Turcich.

Ai e filloi rrugëtimin me 2 prill 2015, ku fillimisht filloi ecjen nga Neë Jersey drejt Panamasë e më pastaj drejt Kolumbisë në Amerikën Jugore e më pastaj në Antarktidë e në Evropë.