Qeni arrin të shpëtojë nga shqiponja që e kapi dhe u përpoq të fluturonte bashkë me të

Një qen i guximshëm arriti të shpëtonte nga kthetrat e një shqiponje pasi zogu grabitqar zbarkoi poshtë dhe e rrëmbeu nga oborri i shtëpisë së pronarit të saj në Kanada.

Pamjet nga kamera e ziles në shtëpinë në Metlakatla, që gjendet në British Columbia, kapën incidentin e frikshëm të 16 qershorit, transmeton Telegrafi.

Justin Dudoward, pronari i Coco-s, tha se ai dhe e dashura e tij e kishin lejuar qenin (të racës Yorkie) e tyre të dilte jashtë derisa ata ishin ulur në dhomën e ndenjes.

Qeni dukej se po merrej me punët e saj dhe pas disa çastesh një shqiponjë erdhi dhe e kapi atë duke tentuar të fluturonte bashkë me të.

Mirëpo, pas disa momenteve qeni dukej se i shpëtoi kthetrave të shqiponjës pasi shihet në kamera duke u kthyer. /Telegrafi/