Qëndron Kastrati e pranon humbjen, i uron fitoren kandidatit të VV-së, Kadri Rahimaj

Kandidati i PSD-së, Qëndron Kastrati e pranon humbjen në Kamenicë, i uron fitoren kandidatit të VV-së, Kadri Rahimaj, shkruan Gazeta Demos.

Postimi i plotë:

Pas mbledhjes së shumicës së votave nga komisionerët tanë, Vetëvendosje del se ka fituar shumicën e këtyre votave! I uroj kundërkandidatit fitoren dhe i dëshiroj suksese!

Është mëse e qartë që reforma në arsim e ka ndikuar disponimin e pesë fshatrave në këtyre zgjedhjeve, e cila ka ndikuar dukshëm në rezultat.

Të gjithë ata që na kanë mbështetur, të gjithë ata që na kanë votuar, përultësisht ju falemnderit! Angazhimi im politik do të jetë i inspiruar dhe motivuar nga përvoja ime në Kamenicë! Ky vend do të mbetet shumë special për mua!